Përditësime mbi Administratat e Bizneseve të Vogla:

Administrata e Bizneseve të Vogla kërkon aplikantë me njohuri dy-gjuhësore për t’u punësuar si punonjës të përkohshëm për të asistuar me përpjekjet dhe ndihmat ndaj ndikimit të COVID-19. Pozicinet e punësimit nga shtëpia janë të disponueshme në të gjithë shtetin: https://www.sba.gov/page/disaster-response-jobs-sba.

Pozicionet e disponueshme:

– Avokat/paralegal – hapur për studentët e juridikut të cilët po presin rezultatet e testit përfundimtar.

– Përfaqësues të shërbimit konsumator – studentët e biznesit ose financed duhet të aplikojnë.

– Specialist huadhënieje

– Asistent huadhënieje

– Specialist për mbështetje programi.

_____________________________________________________________________________________

Njoftim: Kritere pranimi të reja për Kredi për Fatkeqësi dhe Demtime Ekonomike dhe Avancim: SBA do të fillojë të pranojë aplikime mbi Kredi për Fatkeqësi dhe Dëmtime Ekonomike (Economic Injury Disaster Loan – EIDL) dhe EIDL Avancimi në një sasi të limituar për bizneset agrikulturore të Amerikës.

Bizneset agrikulturore përfshijnë bizneset e angazhuara me prodhim ushqimor dhe fibror, punë në fermë dhe rritjen e bagëtive, akuakulturë dhe të gjitha industritë fermerike dhe agrikulturore (të përcaktuara nga sektori 18(b) i Aktit të Bizneseve të Vogla (15 U.S.C. 647(b)).

SBA inkurajon bizneset agrikulturore me më pak se 500 punëtorë që i plotësojnë kriteret dhe që dëshirojnë të aplikojnë të përgatisin informacionin financiar që do t’ju duhet për aplikimin.

Bizneset agrikulturore që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë këtu: https://covid19relief.sba.gov/#/

_____________________________________________________________________________________

Fondet PPP janë ende të disponueshme. Gjej një huadhënës në këtë faqe: https://www.sba.gov/paycheckprotection/find

_____________________________________________________________________________________

BURIME


MUNDËSI PUNËSIMI

Mundësia për të bërë diferencën me Giant Eagle!

Giant Eagle, së bashku me Global Cleveland, po ju njoftojnë për mundësi punësimi të përkohshëm në dyqanet e Giant Eagle në pozicionet e tyre të Partnerëve të Komunitetit (Community Partner). Këto pozicione të përkohshme sanitare dhe pastrimi kanë shumë fleksibilitet dhe u japin mundësinë aplikantëve të zgjedhin vendin, ditët, turnet e punës, si dhe:

Një vend pune mirëpritës me staf që kujdesen dhe të interesuar

Mundësi zgjedhjeje të vendndodhjes së punës, ditët e punës dhe turnet në punë

Proçese dhe detyra të hapura dhe një plan-veprim pune të lehtë për t’u ndjekur

Shansin për t’u bërë pjesë e përpjekjeve që komunitetet tona kanë nevojë, duan, dhe meritojnë në këto momente.

Pagesa në orë do të jetë $12.00 > Të fillosh është e lehtë > Thjeshtë klikoni: > Apliko (https://www2.jobdiva.com/portal/?a=3bjdnwaxpar6fqztzu6mhx5d0xyrn100fc3iv75z44r9e0v7xa2dz7r3fyz3ex0n#/login)

“Peisazhet e Eli” (Eli’s Landscaping) janë duke punësuar!

Vendi i punës 1: Po ofrojmë vend pune për punëtorët e peisazheve me eksperiencë pune të cilët do të përdorin pajisje tregëtie kopshtarie – korrëse bari, korrëse këndi, heqëse të barërave të këqia dhe ajërfryrës. Duhet të jenë të aftë të ngrejnë deri në 50 lb.

Vendi i punës 2: Po ofrojmë vend pune për punonjësit e peisazheve për të ndihmuar me projekte peisazhi – vendosje plehu, mbjelljen e pemëve, shkurreve apo pjesë të tjera të kopshtit. Duhet të jenë të aftë të ngrejnë deri në 50 lb.

  • Kandidatët duhet të jenë të aftë të flasin ose të kuptojnë disi gjuhën angleze.
  • Do të jepet bonus në fund të sezonit për ata të cilët kanë frekuentim pune të plotë dhe etikë pune të madhe.
  • Shpërblimi: Duke filluar nga $12.5/orë – varet nga niveli i eksperiencës, pagesa është javore.

Për më shumë informacion, telefononi Amy-n në 440-248-9787 ose dërgoni një email në adresën [email protected].

Dave’s ka nevojë për ndihmë! Jemi duke punësuar!

Kjo përfshin ata të cilët po kërkojnë punë të përkohshme ose të përhershme. Punët e përkohshme përfshijnë Furnizim dhe Pastrim në dyqanet e Dave’s.

Flisni me menaxherin e dyqanit lokal të Dave’s për më shumë informacion.

Amazon është duke punësuar!

Më shumë se 2000 vende të lira pune në verilindje të Ohio fillojnë me paga $17/orë.

Për më shumë informacione, shikoni Amazon jobs.

Punëdhënës të tjerë që po ofrojnë vende pune:

Vizitoni Greater Cleveland Partnership INGEAR për më shumë mundësi.

Vizitoni OMJCC.US ose telefononi 216-978-1375 për t’u lidhur me një specialist punësimi – Grupi Ohio Verilindor (Team Northeast Ohio)

Back