Përmbledhja dhe Aplikimi për Fondin Kapital të Punëve Emergjente të Qytetit të Cleveland

Qyteti i Cleveland është i përgatitur të ndihmojë bizneset përgjatë ndikimit të pandemisë COVID-19 ndaj ekonomisë. Gjallëria e vazhdueshme e korridoreve tregtare të Cleveland është thelbësore për komunitetin tonë. Për të ndihmuar në mirëmbajtjen e komunitetit tonë të biznesit, qyteti ka krijuar një Fond Kapitali të PUNËS EMERGJENTE

FONDI KAPITAL I PUNËS EMERGJENTE

  • Kredi deri në 10,000 dollarë për rimbursimin e shpenzimeve operative të bëra për muajin Mars e më tej.
  • Pa tarifa
  • Asnjë interes ose afat për bërjen e pagesave deri më 1 janar 2021, interes 1% më pas.
  • Pagesa prej 150 dollarë në muaj deri sa të shlyhet.

 

KRITERET E KUALIFIKIMIT

  • Biznesi ka qënë funksional në qytetin e Cleveland në datën 1 Mars 2020.
  • Biznes i Vogël i kualifikuar në përputhje me përkufizimet e SBA.
  • Të ndikuar negativisht nga COVID-19
  • Të nënshtruar ndaj Rishikimit të Kredive (Credit Review).

Departamenti i Zhvillimit Ekonomik do të postojë një aplikim për kërkesa për fonde në 6 Prill, 2020. Fondet janë të limituara, kështu që aplikantët janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Klikoni këtu (https://makeitincleveland.org/assets/downloads/emergency-working-capital-fund-application.pdf) për të gjetur aplikimin.

Dorëzoni aplikimin e përfunduar në: [email protected]

Më 23 Mars 2020, Këshilli Bashkiak miratoi Urdhrin Nr. 341-2020, i cili autorizon Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik të shtyjë pagesat për kreditë që i detyrohen qytetit të Cleveland. Kreditë e financuara nga burimet e qytetit do të kenë të gjitha pagesat të shtyra deri më 1 tetor 2020. Departamenti i Zhvillimit Ekonomik është i angazhuar aktualisht me agjencitë dhuruese/dhënëse për të siguruar lehtësimin e pagesave për kreditë e financuara nëpërmjet këtyre burimeve. Departamenti ka filluar tashmë zbatimin e kësaj marrveshjeje me më shumë huamarrës që janë liruar nga detyrimi i pagesave të nevojitura në 1 Prill.

Nëse keni një kredi me qytetin dhe nuk jeni kontaktuar në lidhje me këtë lehtësim të borxhit, ju lutemi të kontaktoni nënpunësin e huasë tuaj.

Përpjekjet e qytetit janë krijuar për të komplimentuar përpjekjet e qeverisë. Ne inkurajojmë komunitetin tonë të biznesit që të rishikojë dhe të aplikojë për ndihmë financiare përmes Administrimit të Biznesit të Vogël (Small Business Administration – SBA). Për informacion të detajuar mbi programet SBA për koronavirus, vizitoni www.sba.gov/coronavirus dhe për informacion mbi të gjitha programet federale vizitoni www.usa.gov/coronavirus ose www.gobierno.usa.gov/coronavirus. Bizneset e Cleveland gjithashtu mund të kërkojnë informacion nëpërmjet SBA në 1-800-659-2955 (TTY: 1-800-877-8339) ose nëpërmjet zyrës lokale të SBA në 216-522-4180. Bizneset e Cleveland që kanë marrëdhëniet ekzistuese me SBA duhet të kontaktojnë përfaqësuesin e tyre në SBA ose në Bankë.

Aplikimet për Kreditë për SBA mbi Lëndimeve Ekonomike ndaj Fatkeqësive (SBA Economic Injury Disaster Loan) janë në dispozicion në faqen www.covid19relief.sba.gov. Aplikimet për programet e tjera pritet të vihen në dispozicion së shpejti.

Më 1 Prill 2020, Guvernatori DeWine lëshoi ​​një Urdhër Ekzekutiv duke kërkuar që pronarët e pasurive të patundshme tregëtare të pezullonin mbledhjen e qerave dhe dëbimet nga pronësia të bizneseve të vogla tregtare për një periudhë prej 90 ditësh. Ky urdhër gjithashtu kërkon që huadhënësit e hipotekave komerciale të pezullojnë mbledhjen e pagesave të hipotekave nga pronarët e pasurive të patundshme komerciale për të njëjtën periudhë.

Ju lutemi të vini re se ky urdhër ekzekutiv është një kërkesë jo e detyruar. Bizneset e vogla duhet të kontaktojnë pronarët e tyre për ç’do marrëveshje që po bëhet në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Guvernatorit.

Thank You to All of Global Cleveland's Supporters!

About Us

We strengthen our region by welcoming our world.

Global Cleveland is a non-profit organization dedicated to growing Northeast Ohio’s economy by welcoming and connecting international people to opportunities and fostering a more inviting community for those seeking a place to call home.

Subscribe

Sign-up to receive newsletters from Global Cleveland delivered to your inbox.

 





Privacy Preference Center

Verified by MonsterInsights