IRS publikon paralajmërime në lidhje me mashtrimet nga Coronavirus; kini kujdes nga skemat e lidhura me pagesat e ndihmave ekonomike.

IR-2020-64, 2 Prill 2020

WASHINGTON – Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (Internal Revenue Service – IRS) u bëri thirrje taksapaguesve të jenë të vetëdijshëm dhe të jenë në vëzhgim të një numri të madh thirrjesh dhe emaile që po bëhen në mënyrë për të mashtruar njerëzit në lidhje me COVID-19. Këto kontakte mund të sjellin mashtrime në lidhje me taksat, ose vjedhje të identitetit.

“Ne i nxisim njerëzit të bëjnë shumë kujdes gjatë kësaj periudhe. IRS nuk do t’ju telefonojë dhe do t’ju kërkojë të verifikoni ose të jepni informacionin tuaj financiar, në mënyrë që të merrni kthimin e taksave ose shumën monetare ndihmëse më shpejt,” – tha Komisioneri i IRS, Chuck Rettig. “Kjo gjithashtu vlen për emailet surprizë që duket sikur vijnë nga IRS. Mos harroni të mos i hapni këto emaile dhe mos klikoni në asnjë dokument ose adresë interneti të ardhura nëpërmjet tyre. Shkoni në www.IRS.gov për informacione më të përditësuara.”

Tatimpaguesit duhet të jenë në vëzhgim jo vetëm për postat elektronike, por edhe për mesazhet në telefon, faqet e internetit dhe përpjekje nëpërmjet mediave sociale që kërkojnë para ose informacione personale.

“Historia ka treguar që kriminelët shfrytëzojnë çdo mundësi për të mashtruar viktimat, veçanërisht kur një grup njerëzish janë në gjendje nevoje,” tha Shefi i Hetimit Penal të IRS, Don Fort. “Ndërsa jeni në pritje të ndihmave ekonomike, kriminelët po punojnë vazhdimisht për t’i shtënë në dorë këto para. Seksioni i Hetimit Penal të IRS (IRS Criminal Investigation Division) po punon për t’i gjetur këta mashtrues dhe t’i mbyllë aktivitetet e tyre, por ndërkohë ne u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë.”

Mos bini pre e mashtrimeve të Coronavirus; pensionistët janë ndër grupet e shenjëstruara për këto mashtrime.

IRS dhe Divizioni i Hetimit Penal kanë dëshmuar një valë skemash të reja mashtrimi ndaj tatimpaguesve. Në shumicën e rasteve, IRS do të depozitojë ndihmat monetare në llogaritë bankare të taksapaguesve. Taksapaguesit të cilët kanë plotësuar aplikimet e taksave por nuk kanë dhënë informacion mbi llogaritë e tyre bankare do të kenë mundësinë t’i japin këto informacione në një portal të sigurt të ri në faqen e www.IRS.gov  përgjatë mesit të Prillit. Nëse IRS nuk ka informacione mbi llogaritë bankare, një çek do t’u postohet individëve në adresën e regjistruar. Taksapaguesit nuk duhet t’u japin njerëzve të tjerë informacionet mbi llogaritë personale bankare.

IRS gjithashtu u kujton pensionistëve (të cilët zakonisht nuk kanë nevojën të dorëzojnë dokumentet e taksave) që nuk duhet të bëjnë ndonjë gjë të veçantë për të marrë ndihmën prej 1200 dollarësh. Të moshuarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe. IRS kujton pensionistët – përfshirë marrësit e Formularëve SSA-1099 dhe RRB-1099 – që askush nga IRS nuk do t’i kontaktojë ata nëpërmjet telefonit, postës elektronike, postës ose në person për të kërkuar informacione për të përfunduar dërgimet e ndihmave monetare. IRS automatikisht po i’u dërgon 1200 dollarët pensionistëve – asnjë veprim apo informacion shtesë nuk nevojitet nga ana e tyre për të marrë paratë.

IRS u kujton taksapaguesve që mashtruesit mund të:

  • Theksojnë fjalët “Çeku i ndihmave monetare”(Stimulus Check) ose “Pagesa ndihmuese”(Stimulus Payment). Termi zyrtar është “Pagesë për efektin ekonomik”(Economic impact payment).
  • Kërkojnë taksapaguesit t’u nënshkruajnë atyre çekun e parave.
  • Kërkojnë me telefon, postë elektronike, tekst ose media sociale për verifikim të informacioneve personale dhe/ose bankare duke u thënë se informacioni është i nevojshëm për të marrë ose përshpejtuar pagesën.
  • Sugjerojnë që mund të përshpejtojnë marrjen e rimbursimeve të taksave ose ndihmat ekonomike duke punuar në emër të taksapaguesit. Ky mashtrim mund të bëhet nëpërmjet mediave sociale apo në person.
  • Dërgojnë taksapaguesve një çek fals, ndoshta në një shumë të çuditshme, dhe t’u kërkojë taksapaguesve që të telefonojnë një numër ose të verifikojnë informacione nëpërmjet internetit në mënyrë që të arkëtojnë paratë.
  • Raportojnë Coronavirus ose përpjekje të tjera mashtrimi.

Ata të cilët marrin email të pakërkuar, mesazhe ose përpjekje nëpërmjet mediave sociale për të mbledhur informacione, që duket sikur vijnë nga IRS ose nga një organizatë e lidhur ngushtë me IRS, siç është Sistemi Elektronik i Pagesave të Taksave Federale (EFTPS), duhet t’i dërgojnë ato në adresën [email protected].

Tatimpaguesit janë të inkurajuar të mos t’i angazhojnë mashtruesit e mundshëm në internet ose në telefon. Mësoni më shumë rreth raportimit të mashtrimeve duke shkuar në faqen e Raportimeve të Mashtrimeve në Internet (Report Phishing and Online Scams) në www.IRS.gov.

Informacion zyrtar nga IRS në lidhje me pagesat e pandemisë dhe ndihmat ekonomike të COVID-19 mund të gjenden në faqen e Ndihma Tatimore për Coronavirus (Coronavirus Tax Relief) në IRS.gov. Faqja përditësohet kur informacionet e reja janë në dispozicion.

Faqja eshtë rishikuar ose përditësuar për herë të fundit në 02-Prill-2020