Vonesat prej COVID-19 në Aplikimet në USCIS për Zgjatje Qëndrimi apo Ndryshim Statusi
Vonesat në aplikimet për zgjatje ose ndryshim statusi:
USCIS – Shërbimet e Qytetarisë dhe Emigracionit në Sh.B.A.
Departamenti i Sigurisë Shtetërore (Department of Homeland Security – DHS) njeh sfidat në lidhje me emigracionet si rezultat i pandemisë së COVID-19. Ne vazhdojmë të analizojmë me kujdes këto probleme dhe të vëmë në përdorim burimet tona për të adresuar në mënyrë efektive këto sfida brënda autoriteteve tona ekzistuese. DHS vazhdon të veprojë të mbrojë popullin Amerikan dhe komunitetet e saj, dhe po shqyrton linja veprimi dhe proçedura për të përmirësuar mundësitë e punësimit të punonjësve të Amerikës gjatë kësaj pandemie.
Në përgjithësi, joimigrantët duhet të largohen nga Shtetet E Bashkuara përpara skadimit të periudhës se autorizuar të qëndrimit. Sidoqoftë, ne e kuptojmë se joimigrantëve mund t’ju duhet të qëndrojnë në Amerike përtej kësaj periudhe të autorizuar për shkak të COVID-19. Në këtë rast, opsionet e mëposhtme janë të disponueshme për ta:
Aplikoni për zgjatje të qëndrimit. Shumica e emigrantëve mund të lehtësojnë pasojat prej COVID-19 në emigracion nëpërmjet plotësimit të kërkesave për zgjatje të qëndrimit (Extension of Stay – EOS), ose për ndryshim statusi (Change of Status – COS). Shërbimet e Qytetarisë dhe Emigracionit në Sh.B.A. (U.S. Citizenship and Immigration Services – USCIS) vazhdojnë pranimin dhe përpunimin e aplikimeve dhe peticioneve, si dhe shumë prej formulareve janë të disponueshme për plotësim në internet.
Nëse aplikimet janë dorëzuar në kohën e duhur – në përgjithësi, joimigrantët nuk grumbullojnë qëndresa të paligjshme në kohën kur aplikimet e rëndësishme të dorëzuara në kohë të EOS/COS janë ende në pritje të përgjigjeve. Kur është e përshtatshme dhe kur kërkesat për zgjatje të qëndrimit janë bërë në kohë, lejet e punës me të njëjtin punëdhënës (duke i’u nënshtruar kushteve paraprake) janë automatikisht të zgjatura me 240 ditë pas skadimit të I-94.
Fleksibiliteti i aplikimeve me vonesë – USCIS u rikujton kërkuesve dhe aplikantëve se vonesat për shkak të pandemisë së COVID-19 do të vihen në konsideratë gjatë vendimmarrjes së faljeve apo jo të këtyre vonesave në bazë të rrethanave të jashtëzakonshme.
Sipas rregulloreve aktuale dhe siç vërehen në faqen tonë të Situatave të Veçanta, nëse një kërkues ose aplikant dorëzon kërkesën për zgjatje të qëndrimit ose ndryshim statusi (formularët I-129 ose I-539) pasi periudha e lejes së qëndrimit ka skaduar, USCIS, sipas gjykimit të tyre, mund të fali vonesën në aplikim nëse vjen si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme përtej kontrollit të aplikantëve (siç përshëmbull rrethanat e shkaktuara nga COVID-19). Kohëzgjatja e vonesës duhet të jetë e njëvlershme me kohëzgjatjen e rrethanave shkaktuese. Aplikanti duhet të paraqesë prova të besueshme për të mbështetur kërkesën e tyre, e cila do të vlerësohet nga USCIS në mënyrë individuale – pa u bazuar në kërkesat e tjera. Këto situata të veçanta janë përdorur në raste të ndryshme në të shkuarën, duke përfshirë këtu fatkeqësitë natyrore dhe kriza të ngjashme.
Ju lutemi të shikoni 8 CFR 214.1(c)(4) dhe 8 CFR 248.1(c) për informacione të mëtejshmë në lidhje me kërkesat e vona për zgjatje apo ndryshim statusi.
Fleksibiliteti për Hyrësit pa Nevojë Vize (Visa Waiver Entrants) – Personat që hyjnë në Amerikë nëpërmjet programit të Visa Waiver (ku vizitorët mund të vijnë në Amerikë për 90 ditë pa nevojë vize – për turizëm apo biznes) nuk kanë të drejtë të aplikojnë për të zgjatur lejen e qëndrimit apo për të ndryshuar statusin. Megjithatë, sipas rregulloreve aktuale, nëse një situate emergjente (si përshëmbull COVID-19) ka ndaluar largimin nga Amerika të vizitorëve VWP, USCIS, në bazë të gjykimit të tyre, mund të japi një periudhë të pranueshme largimi të vlefshme për 30 ditë. Ju lutemi të shikoni 8 CFR 217.3(a). Ata të cilët tashmë kanë marrë këtë periudhë 30-ditore largimi por nuk janë të aftë të largohen pas përfundimit të afatit për shkak të problemeve në lidhje me COVID-19, USCIS ka autoritetin që përkohësisht të mundësojë një periudhe shtesë 30-ditore të pranueshme për t’u larguar. Për t’i kërkuar USCIS një periudhë të pranueshme largimi, vizitori VWP duhet të telefonojë Qëndrën e Kontaktit të USCIS.
Për më shumë përditësime rregulloresh, ndryshime veprimi/operacionale dhe informacione të tjera mbi COVID-19, ju lutemi të vizitoni www.uscis.gov/coronavirus.