Përmbledhje mbi “Aktin e ndihmës, lehtësimit dhe sigurimit ekonomik mbi coronavirus-in (Coronavirus Aid, Relief, and Economic Security (CARES) Act)
Risi! Administrata e Guvernatorit DeWine ka hapur programe për të mbështetur bizneset, komunitetet dhe familjet.
Këto programe janë të disponueshme për të ndihmuar bizneset dhe individët gjatë krizës së COVID-19.
Granti i Ndihmës për Bizneset e Vogla
(Small Business Relief Grant)
I projektuar për të mundësuar ndihma ndaj bizneseve të Ohio të cilat kanë pasur ndikim negativ ndaj COVID-19. Guvernatori Mike DeWine do të përdorë deri në $125 milionë fonde të marra nga shteti i Ohio nëpërmjet programit federal “CARES Act” për të dhënë $10,000 grante bizneseve të vogla për t’i ndihmuar gjatë kësaj krize. Programi, i cili do të mirëpresë aplikime nga 2 Nëntor, 2020, do të administrohet nga Agjensia e Shërbimeve Zhvilluese të Ohio (Ohio Development Services Agency).
Klikoni këtu për më shumë informacion dhe ndihmë se si të aplikoni.
Sharkoni fletëpalosjen e Small Business Relief Grant në formatin PDF.
Fonde për Asistencë ndaj Lokaleve dhe Restoranteve
(Bar and Restaurant Assistance Fund)
I projektuar për të ndihmuar lokalet në Ohio të cilat mbartin pije alkolike. Guvernatori Mike DeWine do të përdorë $37.5 milionë dollarë të marra nga shteti i Ohio nga programi federal “CARES Act” për t’u dhënë lokaleve të cilat mbartin leje për të shitur alkool, pagesa prej $2,500 për t’i ndihmuar për vështirësitë qe hasën gjatë pandemisë së COVID-19. Programi do të mirëpresë aplikime nga 2 Nëntori 2020 dhe do të administrohet nga Agjensia e Shërbimeve Zhvilluese të Ohio (Ohio Development Services Agency)
Klikoni këtu për më shumë informacion dhe ndihmë se si të aplikoni.
Home Relief Grant
(Grante për Ndihma Shtëpie)
Duke filluar nga 2 Nëntori 2020, shteti i Ohio, në bashkëpunim me Agjensitë Lokale Aktive Komunitare (Community Action Agencies), do të ndihmojë shtetasit e Ohio (ata të cilët plotësojnë kushtet e parashtruara) të cilët nuk kanë pasur mundësi ose buxhet të paguajnë qeranë, hipotekën dhe/ose faturat e ujit ose kanalizimet nga 1 Prilli i 2020s, dhe do të mundësojë ndihma të mëtejshme deri në 30 Dhjetor të 2020s.
Shtetasit e Ohio mund të aplikojnë për asistencë nëpërmjet Agjensive Lokale Aktive Komunitare (Community Action Agency) duke filluar nga 2 Nëntori i 2020
Klikoni këtu për më shumë informacion dhe ndihmë se si të aplikoni.
Sharkoni fletëpalosjen e Home Relief Grant në formatin PDF.
—
Mbështetja ndaj bizneseve të vogla
Programi i $349 bilionëve do të mundësojë garancinë qeveritare për marrjen e kredive. Ky program është krijuar në bazë të programit ekzistues për Administrimin e Bizneseve të Vogla (Small Business Administration – SBA) 7(a), por me një rritje prej 100% të garancisë qeveritare.
Në këtë program kualifikohen:
1) Bizneset me jo më shumë se 500 punonjës, ose që i përmbahen përkufizimeve të SBA,
2) Individët e vetëpunësuar, ose kontraktorët e pavarur, 3) Organizata specifike joqeveritare.
Kreditë nuk mund të jenë më të mëdha se 10 milione dollarë – jo më shumë se 250% e pagës mujore të punëdhënësit, e cila përfshin rrogën dhe përfitimet. Periudha kualifikuese përfundon më 30 Qershor 2020.
Do të hiqet nevoja e huadhënesve për të përcaktuar aftësitë ose jo të shlyerjeve. Si rrjedhojë, ç’do tarifë do të hiqet.
Kreditë janë të lejuara për t’u përdorur për mbështetjen e pagesave (rrogat, lejet, sigurimet), hipotekat, qeratë dhe pagesën e pajisjeve.
Kreditë do të vihen në dispozicion nëpërmjet huadhënësve të pajisur me çertifikatat përkatëse, duke përfshirë këtu bankat ekzistuese dhe kreditorë.
Huatë do të falen për fondet e shpenzuara gjatë periudhës 8 javore pas krijimit, ne një sasi të barabartë me pagesat, interesin e hipotekës, qerasë dhe pajisjeve. Shuma e falur do të zvogëlohet përpjestimisht me ç’do ulje të punonjësve të mbajtur krahasuar me vitin e kaluar dhe me ç’do ulje mbi 25% të pagave të punonjësve, gjithashtu e krahasuar me pagën e vitit të kaluar. Kjo formulë nuk përfshin punonjësit me pagesë vjetore mbi 100 mije dollarë.
Do të krijojë nje program me 10 bilione dollarë për bizneset që aplikuan për Hua për Demtime Ekonomike prej Fatkeqsive Natyrore (Economic Injury Disaster Loans – EIDL). Do të mundësojë një paradhënie prej 10 mijë dollarë.
Do të rrisi kriteret e pranueshmërisë për programet ekzistuese EIDL, në pronarë të vetëm, kontraktorë të pavarur, etj.
Maksimumi i kredive të përshpejtuara do të rritet nga 350 mijë dollarë në 1 milion dollarë.
SBA do të duhet të paguajë pagesën fillestare, interesat dhe tarifat e një numri të limituar të kredive ekzistuese për një periudhë 6 mujore.
Masa të përgjithshme biznesi dhe mbështetje tatimore
Kredi biznesi:
$500B për kredi dhe mbështetje nga Rezervat Shtetërore (mund të përdoren nga bizneset, shtetet, bashkitë, etj.)
Shpronësimet për industritë ajrore dhe bizneset e sigurimit kombëtar duhet të jenë afërsisht 10%.
Maksimumi kohor i kredive është 5 vite. Kreditë nuk janë të falshme.
Nuk ka blerje aksionesh – qeveria mund të ndajë fitimet
Limitohet në shpërblimet ekzekutive.
Propozon krijimin e një programi “Middle Market” të synuar për bizneset dhe organizatat jo-fitimprurëse me 500 deri 10,000 punonjës.
– Kriteret:
Marrësi duhet të ruajë 90% të fuqisë punëtore deri në 9/20/20.
Nuk lejohen investimet nga jashtë vendit.
Marrësi duhet të jetë neutral në negociata kolektive.
Rezervat Shtetërore do të krijojnë një porgram “Main Street Lending” me kërkesa të limituara.
Mbështetje tatimore:
Do të vonohen taksimet e fundvitit të pagave të punëdhënësve deri në 2021 (e më tej).
Mundëson kredite të rimbursueshme të taksave të pagave për 50% e rrogave të paguara nga punëdhënësit të cilët:
- patën pezullime të plota ose të pjesshme të funksioneve për shkak të Coronavirus, ose
- fitimet bruto janë në 50% ose më shumë rënie krahasuar me tre-mujorin e vitit të kaluar.
Zgjat afatin e shlyerjeve të humbjeve neto të bizneseve me 5 vite, si dhe limite të tjera.
Përkohësisht rrit sasinë e interesave të shpenzimeve që mbajnë bizneset nga 30% në 50%.
Lejet shëndetësore:
Modifikon Aktin e Reagimit ndaj Coronavirus për Familjet (Families First Coronavirus Response Act) për të vendosur një pagesë prej $511 në ditë dhe $5110 në total për lejet shëndetësore. Paga do të jetë më e ulët për ata të cilët marrin leje për t’u kujdesur për dikë tjetër ose për shkak të mbylljes së shkollave.
Kërkesat e Aktit të Lejeve Mjekësore Shtetërore (Federal Medical Leave Act), sipas ligjit paraprak, janë deri në $200 në dite dhe $10,000 në total.
Mbështetje ndaj Individëve:
Çeqet nga Thesari i Sh.B.A. me shumën $1,200 për person dhe $500 për fëmijë do të shpërndahen për taksapaguesit – ky shërbim nuk është i vlefshëm për personat që marrin më shumë se $75,000 në vit.
Kohëzgjatje të sigurimeve të papunësisë (4 muaj)/ përmirësim të përfitimeve. Gjithashtu do të mundësohet për individët të cilët nuk ishin të kualifikuar tradicionalisht (si përshëmbull të vetëpunësuarit, ose kontraktorët e pavarur).
– Do të hiqet periudha pritëse një-javore
– Qeveria federale do të paguajë kostot
Do të mundësojë fonde të mbështesë programet e “kompesimeve kohë-shkurtra”, ku punëdhënësit ulin oraret e punës së punëtorëve në vee3nd që t’i pushojnë nga puna. Shkurtimisht, është pjesërisht një përfitim papunësie. Qeveria do të paguajë 100% për shtetet të cilat i kanë këto programe dhe 50% për shtetet të cilat do t’i iniciojnë këto programe – deri në fund të vitit. Do të hiqen penalitetet e tërheqjeve të hershme nga programi për shpërndarjet e pensioneve për 2020.
Do të shtyhen shuma kryesore dhe interesat e kredive studentore deri në 30 Shtator 2020 dhe do të pezullohen mbledhjet e detyruara të këtyre kredive.
Do të ndryshohet limiti i deduktimit të dhurimeve bamirëse për 2020.
Kompanitë do të mund të paguajnë kreditë studentore për punonjësit pa paguar taksa, me një shumë vjetore deri në $5,250.
Ndihma për bizneset e minoriteteve
10 milion dollarë për Agjencinë e Zhvillimit të Bizneseve Minoritare në kuadër të Departamentit të Tregtisë për qendrat e bizneseve dhe dhomave qeveritare minoritare – përkohësisht hiqet nevoja e kërkesave për përputhjet e kostove të dhuruara.
Sistemi shëndetësor dhe mbështetjet e Lidhura me këtë sistem
Siguron 100 Bilionë dollarë për siguimet shëndetësore për ç’do shpenzim të lidhur me koronavirusin dhe të ardhurat e humbura.
4.3 Bilionë dollarë për Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për problemet e lidhura me koronavirusin.
Kërkon nga planet e sigurimit shëndetësor rimbursimin e testimeve të koronavirusit.
Vonon reduktimet e planifikuara në pagesat spitalore për pacientët pa sigurime shëndetësore.
Furnizime me produkte mjekësore (zinxhiri i furnizimit dhe mungesave të barnave dhe pajisjeve, rezervat të furnizimeve mjekësore, detyrimet).
Promovon përdorimin e teknologjisë së telemjekësisë.
Masat mbi hipotekat dhe rezidencat
Ndalon konfiskimin nga banka të të gjitha kredive hipotekare të mbështetura nga qeveria për një periudhë 60-ditore.
Mundëson vetëpërmbajtjen e huamarrësve të ndikuar nga koronavirusi.
Qiradhënësit janë të ndaluar (120 ditë) të nisin proçedura ligjore për të dëbuar banorët nëse hipoteka është mbështetur nga qeveria.
Ndihma shtetërore
Ofron shteteve 150 bilion dollarë për shpenzimet e bëra për shkak të urgjencës publike shëndetësore në lidhje me koronavirusin, duke përballuar rënien e të ardhurave dhe të shpërndara në bazë të përmasave të popullsisë. Minimumi prej 1.25 bilion dollarë do të jetë për shtetet me popullsi relativisht të vogël.
Ofron shteteve fleksibilitet që të përdorin fondet federale të fuqisë punëtore për t’iu përgjigjur nevojave të koronavirusit.
Vlera të caktuara monetare për qëllime të ndryshme / të rëndësishme (Listë e pjesshme)
80 milion dollarë për Administratën e Ushqimeve dhe Barnave në Sh.B.A (Food and Drug Administration – FDA) masat e marra për kundërveprimin e Coronavirusit dhe zhvillim të vaksinave.
1.5B dollarë për Administratën e Zhvillimit Ekonomik për të financuar grante ndaj shteteve që vuajnë dëmtime ekonomike.
50 milion dollarë për programin e Prodhimit të Partneritetit të Zgjatur (Manufacturing Extension Partnership – MEP)(potencial për MAGNET).
60 milion dollarë për NASA për vonesat në misioneve, të shkaktuara nga mbylljet e qendrave të NASA-s për shkak të pandemisë.
2.45 bilion dollarë për Bazën Industriale të Mbrojtjes (Defense Industrial Base) për të zbutur impaktin e pandemisë në linjat e prodhimit/zinxhirët e furnizimit
45 bilion dollarë për aktivitetet nga FEMA për t’iu përgjigjur pandemisë.
945 milion dollarë për NIH për vaksinën e Coronavirus dhe kërkimet ndaj trajtimeve.
30.9 bilion dollarë për Fondin e Stabilizim të Arsimit për të ndihmuar shkollat parauniversitare për t’iu përgjigjen mbylljeve të shkollave ndaj Coronavirusit.
* Ky artikull është përpiluar me informacione nga: 1) CARES Act , 2) Appropriations Summary 3) Section-by-Section Summary , U.S. Chamber Summary, National Small Business Association Fact Shee dhe burime të tjera informacioni. Do të përditësohet me informacione të reja. Informacioni i dhënë në këtë përmbledhje nuk përmban këshilla ligjore ose tatimore dhe ka për qëllim vetëm informim të përgjithshëm. Kontaktoni me Ekipin e Avokatisë së GCP (GCP Advocacy Team) me pyetje.