Ohio Liquor do të lejojë një bar ose restorant të kthejë likeret me përqindje të lartë alkooli të cilat nuk janë te hapura dhe të cilat jane blerë nga këto biznese ndërmjet 12 Shkurtit dhe 15 Marsit si një mënyrë për të ofruar ndihmë ekonomike pronarëve gjatë pandemisë së coronavirus (COVID-19). Kjo mirësi është e vlefshme edhe për ata të cilet mund të kenë marrë një leje të përkohshme për te shitur alkool (F2) për ndonjë rast të veçantë, të planifikuar ndërmjet 12 Mars 2020 dhe 6 Prill 2020, rast i cili është tashmë i anulluar.Nëse grupimet e mëdha vazhdojnë të jenë të ndaluara pas 6 Prillit 2022, Divizioni do të vazhdojë të lejojë mbajtësit e lejes F2 të kthejnë produktet e pahapura të blera për raste të ndryshme.
Ajo çfarë duhet të bëjë një liker leje-mbajtës në bar ose restorant është të sjellë produktin me përqindje të lartë alkooli të pakonsumuar në Agjensinë e Likerve me Kontratë (Contract Liquor Agency) prej të cilës ky alkool u ble. Agjensia do t’ju kërkojë të plotësoni një formular (https://files.constantcontact.com/bf34ca6a001/da0e793e-4f06-463c-b586-ba2d3082dd58.pdf), i cili mund të plotësohet paraprakisht. Agjensite mund t’i referohen proçesit të plotë të kthimeve në këtë faqen: https://myemail.constantcontact.com/UPDATED-FORM–Wholesale-Return-Requests.html?soid=1102307935227&aid=l4bftMzzuo4
Për më shumë pyetje apo informacione në lidhje me banakierët që ofrojnë një raund pije falas, ju lutemi të kontaktoni LESC ne numrin 877-812-0013 ose duke dërguar një email në adresën [email protected].