1. Small Business Administration Economic Injury Disaster Loans
  • Asistenca monetare deri në $2,000,000 janë të disponueshme për bizneset.
  • 75% norma interesi për bizneset, 2.75% norma interesi për OJF (Organizatat Jo-Fitimprurëse).
  • Periudhat janë në varësi të rasteve; deri në periudha 30-vjetore.
  • Të përdorshme për të paguar borxhet fikse, listat e pagave, llogaritë e pagueshme.

 

  1. SBA EIDL – Programi i GRANTEVE EMERGJENTE
  • Subjektet e përshtatshme të cilat kanë aplikuar për një EIDL mund të kërkojnë një paradhënie deri në $10,000.
  • SBA do të shpërndajë paradhëniet e emergjencës brënda tre ditëve nga data e kërkimit.
  • Paradhënia mund të përdoret ndaj lejeve të paguara shëndetësore, rritje të çmimeve të materialeve, pagesave hipotekare apo të qerave dhe detyrimeve të tjera.
  • Nuk ka nevojë të paguhet!

 

  1. SBA Express Bridge Loan Pilot
  • Kreditorët aktualë SBA kanë aftësinë të përdorin fonde deri në $25,000.
  • Fondet mund të pagohen plotësisht apo pjesërisht nga të ardhurat e EIDL.

 

  1. SBA 7(a) Programi i Kredive për Mbrojtjen e Rrogave
  • Kredi deri në $10,000,000, afërsisht 2.5 herë më e madhe se sa paga mesatare mujore e kompanisë.
  • Të ardhurat e kredisë do të mbështesin pagat (duke përfshire përfitimet), sigurimet, si dhe pagesat e hipotekës, qerasë dhe pajisjeve.
  • Të pakolateralizuara
  • Nuk kanë pagesa kredie për të paktën 6 muaj
  • Kreditë janë të vlefshme për t’u falur në bazë të një formule.
  • Çertifikimet e kërkuara:
  • Kushtet ekonomike të bizneseve të prekura nga COVID-19
  • Mosmarrjen e fondeve të tjera nga ndonjë program tjetër SBA.
  • Përdorimi i fondeve për të mirëmbajtur punëtorët dhe pagesat.

 

  1. Ndihma Ekzistuese Kredituese SBA Për Biznese të Vogla
  • E vlefshme për kreditë ekzistuese nën SBA 7(a), 504 dhe mikrokredi
  • SBA do të pagojë kryesorin, interesin dhe tarifat për kreditë ekzistuese të mbuluara për një periudhë kohore 6 mujore.
  • Kredi të reja SBA nga këto programe (me përjashtim të atyre nën Programin e Mbrojtjes së Pagesave) do të marrin periudhe pagese 6 mujore.

 

  1. Shtyrja e taksimeve të pagave
  • Bizneset mund të shtyjnë pagesën e taksave FICA të punëdhënësve deri në fund të 2020.
  • Pagesat duhet të bëhen në 2021 dhe 2022.
  • Shtyrja është e ndaluar për bizneset që përdorin Programin Mbrojtës së Pagave SBA.

 

  1. Kredite e taksave për mbajtjen e punëtorëve
  • Subjektet e përshtatshme përfshijnë bizneset veprimtaria e të cilave është (1) plotësisht ose pjesërisht të limituara nga urdhërat qeveritarë ose (2) kanë përjetuar një rënie 50% të arkëtimeve bruto që nga 3-mujori i vitit të kaluar.
  • Të vlefshëm për kredi takse prej 50% në $10,000 e parë të pagave të paguara ose të caktuara nga 13 Marsi i 2020 deri në 31 Dhjetor 2020.
  • Punëdhënësit të cilët marrin kredi të caktuara SBA nuk janë të kualifikuar për të marrë këtë kredi.