-
Mënyra identifikimi të pranueshme për marrësit e vaksinës ndaj COVID-19
-
Vaksinat e COVID-19: Besoni Faktet
-
Pika kyçe mbi COVID-19
-
COVID-19 ështjet e Konsumatorit
Familjet që i plotësojnë kriteret me fëmijë të moshave shkollore mund të marrin deri në $302 në përfitime ushqimore për fëmijë!
Programi i Transfertave Elektronike të Përfitimeve mbi Pandeminë (The Pandemic – Electronic Benefits Transfer (P-EBT)) mundëson vlera monetare shtesë për familjet për blerjen e ushqimeve për shkak të mbylljes së shkollave nga COVID-19.
- Familjet e Ohio do të marrin $5.70 për fëmijë për ç’do ditë që shkollat kanë qënë të mbyllura për shkak të COVID-19.
- Nuk është nevoja të regjistroheni për të përdorur fondet.
- Fëmijët që plotësojnë kriteret për vakte falas dhe me çmim të reduktuar gjatë muajit Mars do të marrin një shumë totale prej $302.10. Fëmijët që plotësuan kriteret në muajin Prill do të marrin $239.40.
- Përdorni faqet e internetit të P-EBT si dhe ato të “merrni-dhe-ikni” (grab-and-go) për të plotësuar nevojat ushqimore të fëmijëve tuaj.
- Përdorimi i P-EBT NUK do të ndikojë në statusin imigrant tuaj apo të fëmijës suaj. Rregullat e pagesave publike nuk i aplikohet fondeve P-EBT.
Do të merrni fonde P-EBT nëse fëmijët tuaj ishin në klasat parauniversitare në vitin shkollor 2019-2020 dhe:
- Morën vakte falas ose me çmim të reduktuar nga Programi Kombëtar i Drekave Shkollore, OSE
- Frekuentonin një shkollë ku secili student hante një vakt falas.
- Prisni një letër në postë nga Departamenti i Ohio mbi Shërbimet Punëtore dhe Familjare (Ohio Department of Job and Family Services (ODJFS)) nga mesi i Qershorit.
- Nëse mendoni se familja juaj plotëson kushtet por nuk merrni letër deri në mesin e muajit të Qershorit, telefononi ODJFS në numrin 1-866-244-0071.
Për më shumë informacion: http://ohiopebt.org/
Back