1. Vaksinat ndaj COVID-19 janë të sigurta dhe efektive
Vaksinat ndaj COVID-19 që janë tani të disponueshme në Amerike janë testuar në mënyre rigoroze dhe janë më shumë se 94% efektive.

2. Nuk mund të merrni COVID-19 nga vaksinat
Vaksinat nuk mbartin Coronavirus, që do të thotë se nuk do t’ju infektojnë me COVID-19 ose të shkaktojnë testin e COVID-19 të dalë pozitiv.

3. Pjesëmarrja në provimin e vaksinës ka qënë një nga më e larta në vend.
Një vaksinë normale a zakonisht deri në 5,000 pjesëmarrës. Ndërkohë, vaksina për COVID-19 nga Moderna ka pasur mbi 30,000 pjesëmarrës, ndërsa ajo e studimit nga Pfizer-BioNTech kishte mbi 43,000.

4. Vaksinat ndaj COVID-19 nuk kanë pasur lidhje me infertilitetin ose dështimet e shtatëzanisë.
Nuk ka prova që të vërtetojnë se vaksina ndaj COVID-19 shakton infertilitetin ose rrisin rrezikun e abortit spontan.

5. Rreziqe shëndetësore nuk janë vënë re gjatë testimeve.
Efektet anësore më të zakonshme janë të ngjashme me vaksinat normale: lodhje, dhimbje koke, dhimbje ose skuqje në vendin e vaksinës dhe dhimbje të muskujve ose të kyçeve.

6. Vaksina ndaj COVID-19 nuk do t’ju ndërrojë ADN-në ose përmbajtjen gjenetike të trupit tuaj.
Nuk është e mundur për vaksinat mRNA të ndryshojnë ose modifikojnë përbërjen gjenetike të një personi.

7. Injeksionet me vaksinë nuk përmbajnë mikroçipe, nanoçipe, gjurmues RFID ose pajisje që gjurmojnë ose kontrollojnë trupin tuaj në çfarëdolloj mënyre të mundshme.

8. Vaksinat nuk shkaktojnë autizm.
Studime të ndryshme përreth globit vazhdojnë të dëshmojnë se nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit.

https://coronavirus.ohio.gov/wps/portal/gov/covid-19/home