QARKU METROPOLITAN SHKOLLOR I CLEVELAND (CMSD)

LLOGARITUNI/BËHUNI PJESË

CMSD Konkursi i Regjistrimit të popullsisë.

Videot studentore mund të ndihmojnë në përhapjen e mesazhit të regjistrimit.

CMSD ka theksuar rëndësinë e Regjistrimit të Popullsisë 2020 dhe po u drejtohet studentëve për ndihmë në përhapjen e fjalëve.

Me ndihmë nga Fondacioni i Cleveland, qarku u kërkon studentëve nga klasat parashkollore e deri ne klasën e 12-të të krijonë video për të inkurajuar qytetarët e Cleveland të marrin pjesë në Regjistrimin e Popullsisë.

12 studentë do të fitojnë $200 karta Visa dhuratë.

Një numër i plotë pjesmarrësish në Regjistrimin e Popullsisë do të ndihmojë me rritjen e fondeve shtetërore të rëndësishme që CMSD dhe rajoni do të marrin duke u bazuar nga popullsia. Por, më pak se gjysma e banorëve të Cleveland kanë plotësuar këtë formular. Shkalla e pjesmarrjes qytetare gjurmon ato të 7 qëndrave të tjera urbane të Ohio.

Brënda një minute, videot e studentëve duhet të shpjegojnë pse Regjistrimi i Popullsisë është i rëndësishëm për ata dhe familjet e tyre, si dhe të inkurajojnë shoqërine, familjen dhe komshinjtë të plotësojnë formularin e Regjistrimit të Popullsisë.

Studentët mund të përzgjedhin këngë, valle, rap, shkrime, vizatime ose mënyra të tjera krijimtarie për të përcjellë mesazhin. Studentët duhet të postojnë videot e tyre në platformat mediatike, përfshirë këtu: YouTube, TikTok, Instagram, Facebook dhe Twitter. Etiketoni #CMSDCounts ose #inthistogetherOhio.

Dorëzoni krijimet në faqen https://tinyurl.com/CMSDCensus para orës 11:59 të natës së 5 Qershorit.

Komiteti CMSD i Regjistrimit do të gjykojë videot për krijimtarinë dhe efektshmërinë dhe do të njoftojë fituesit brënda 12 Qershorit. 4 fitues do të përzgjidhen nga këto kategori klasash: Parashkollorë – klasa e katërt; Klasa e pestë – Klasa e tetë; Klasa e nëntë – Klasa e dymbëdhjetë.

CMSD dhe partnerët do të përdorin videot për të promovuar Regjistrimin e Popullsisë.

Për më shumë informacion ose ndihmë, dërgoni email [email protected].

Regjistrimi mund të plotësohet shumë shpejt nëpërmjet internetit, postës ose telefonit. Ligji shtetëror urdhëron që informacioni personal të jetë konfidencial. Mësoni më tepër mbi Regjistrimin e Popullsisë dhe plotësoni formularin në faqen www.2020Census.gov ose duke telefonuar 844.330.2020.

Thank You to All of Global Cleveland's Supporters!

About Us

We strengthen our region by welcoming our world.

Global Cleveland is a non-profit organization dedicated to growing Northeast Ohio’s economy by welcoming and connecting international people to opportunities and fostering a more inviting community for those seeking a place to call home.

Subscribe

Sign-up to receive newsletters from Global Cleveland delivered to your inbox.

 





Privacy Preference Center

Verified by MonsterInsights