Udhëzuesi juaj për Census 2020

Regjistrimet e popullsisë janë duke u zhvilluar. Po ju jepet mundësia të mbani komunitetin tuaj të sigurt dhe të shëndetshëm duke sjellë burime të ndryshme, si përshëmbull sigurime shëndetësore, mbështetje për njerëzit e papunë, si dhe ndihma ushqimore. Duke nisur nga e mërkura e 8 Prillit, formularët e regjistrimit do të dërgohen nëpër posta. Mos hezitoni të plotësoni formularin tuaj – qoftë ajo në format letre, nëpërmjet internetit, apo nëpërmjet telefonit – dhe llogarituni për komunitetin tuaj!

Faqja e internetit e regjistrimeve është e disponueshme: www.my2020census.gov
Dërgoni përgjigjen tuaj në Anglisht si dhe 12 gjuhë të tjera nëpërmjet internetit ose nëpërmjet telefonit: 844-330-2020
Regjistrimet janë ende në vazhdim. 1 Prilli nuk ishte afati i fundit i regjistrimeve.
Formularet e dërguara nëpërmjet postës do të fillojnë të vijnë nga data 8 Prill.

Plotësimi i formularit të regjistrimit është një mënyrë e të qënurit aktiv në ndërtimin dhe mbrojtjen e komunitetit tuaj si pasoje e Coronavirus.
Njerëzit përreth Amerikes po i mbajnë familjet dhe komunitetet e tyre të sigurt dhe të shëndetshëm duke qëndruar nëpër shtëpi ose duke i shërbyer publikut duke mundësuar shërbime të nevojshme.

Duke i’u përgjigjur vetë regjistrimit të popullsisë – është një mënyrë tjetër për të bërë pjesën tuaj dhe të ndihmoni në mbajtjen e komunitetit tuaj të fortë. Historikisht, shumë komunitete të cilat nuk kanë arritur të regjistrohen në popullsinë e vëndit, si përshëmbull të porsaardhurit apo imigrantët, kanë pësuar goditje më të forta (krahasuar me pjesën tjetër të regjistruar) si pasojë e krizave. Një numërim i plotë regjistrimesh ndihmon në mbrojtjen e familjeve, shoqërisë dhe komshinjve tanë. Shumë nga burimet prej të cilave ne marrim mbështetje pas shfaqjes së Coronavirus për shkak të sëmundjeve, papunësisë, apo nevojave në vazhdimësi, janë të përcaktuara nga të dhënat e regjistrimit. Këtu përfshihen:

  • Sigurimet Shëndetësore: Medicaid, Medicare, Programi i Sigurimeve Shëndetësore të Fëmijëve (Child Health Insurance Program), fondet e spitaleve.
  • Ndihmat e Fuqisë Punëtore: sigurimet e papunësisë, ndihma për punëtorët e zhvendosur
    Ndihma ushqimore: Programi i Asistencës mbi Suplementet Ushqyese (Supplemental Nutrition Assistance Program), Programi i Asistencës mbi Suplementet Ushqyese të Veçanta për Femrat, të Porsalindurit dhe Fëmijëve (Special Supplemental Nutrition Program for Women, Infants, and Children)
  • Shërbimet për njerëzit me aftësi të kufizuara
  • Shërbime për të moshuarit.

 

Thank You to All of Global Cleveland's Supporters!

About Us

We strengthen our region by welcoming our world.

Global Cleveland is a non-profit organization dedicated to growing Northeast Ohio’s economy by welcoming and connecting international people to opportunities and fostering a more inviting community for those seeking a place to call home.

Subscribe

Sign-up to receive newsletters from Global Cleveland delivered to your inbox.

 





Privacy Preference Center

Verified by MonsterInsights