May 14, 2021
Guvernatori njofton mbi disponibilitetin e vaksinave për moshat e reja në Ohio, Përditësim nga Wolstein Center Vaccination.
Vaksinat Pfizer ndaj COVID-19 do të jenë të disponueshme për moshat e reja të Ohio, nga mosha 12 e sipër, në bazë të rekomendimeve nga CDC dhe FDA.
“Ky është lajm i mirë për shtetasit e Ohio’s, pasi bërja e mundur e vaksinimit për më shumë njerëz do të na ndihmojë të kthehemi në jetën që duam të jetojmë. Vaksina ndaj COVID-19 është shumë e fuqishme, dhe nëpërmjet mbrojtjes së më shumë individëve, ne sigurojmë mbrojtjen e të gjithëve,” deklaroi Guvernatori DeWine.
Fëmijët nën moshën 18, të cilët nuk janë të emancipuar duhet të kenë lejen prindërore për t’u vaksinuar. Formularët e miratimit do të jenë të disponueshme nëpër qëndrat e vaksinimit.
Prindi ose kujdestari ligjor normalisht duhet të shoqërojë minorenin për të marrë vaksinën, në mos vaksinimi bëhët në zyrën e doktorit, klinikat e shkollës ose të lidhura me shkollën, ose vende të ngjashme.
Ata të moshës 12 duhet të kenë recetë për t’u vaksinuar në farmaci.
Fëmijët e moshës 13 e sipër nuk kanë nevojë për recetë dhe mund të vaksinohen në farmaci ose vende të tjera që mundësojne vaksinime.
Për të gjetur vende se ku mund të vaksinoheni, vizitoni këtë faqe: gettheshot.coronavirus.ohio.gov.
Një projektligj është prezantuar i cili lejon fëmijët e moshave 7-12 vjeçare të bëjnë vaksinat ndaj COVID-19 dhe gripit nëpër farmaci pa nevojën e recetave. Ky projektligj është miratuar nga anëtarët e Senatit dhe Përfaqësuesit e Ohio. Kur projektligji të firmoset nga guvernatori, do të hyjë në fuqi menjëherë.
Departamenti Shëndetësor i Ohio ka lëshuar një dokument me pyetjet më të shpeshta për prindërit, kujdestarët dhe fëmijët e moshave 12-17 vjeçare që plotësojnë kriteret e marrjes së vaksinës Pfizer.
Të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç mund të bëjnë dozën e parë të vaksinës Pfizer në Wolstein Center Mass Vaccination Clinic në qëndrën e Cleveland nga 18 Maji deri në 31 Maj. Fëmijët e moshave 12-17 vjeçare që nuk janë të emancipuar duhet të kenë një formular miratimi nga prindërit dhe të jenë të shoqëruar nga prindërit ose kujdestarët ligjorë për t’u vaksinuar në Wolstein Center. Formularët e miratimit për vaksinimin e fëmijëve janë të disponueshme nëpër qëndrat e vaksinimit dhe nuk është e nevojshme të plotësohen paraprakisht.
Takimet për dozat e dyta të vaksinave do të planifikohen pasi të merret doza e parë, por për shkak se kilinika e vaksinimit në masë ne Wolstein Center do të mbyllet në Qershor, ata që do të vaksinohen në klinike në datat 18-31 Maj do të planifikohen që të marrin dozat e dyta të vaksinës në zonat e Discount Drug Mart.
Wolstein Center, e cila ndodhet në 2000 Prospect Avenue është hapur 7 ditë në javë. Njerëzit mund të shkojnë të vaksinohen pa nevojën e takimeve nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës, ose mund të lënë takim nëpërmjet faqes së internetit gettheshot.coronavirus.ohio.gov, ose duke telefonuar 1-833-4-ASK-ODH (1-833-427-5634). Parkimi është falas dhe asistencat e transportit për ata që banojnë në qarkun e Cyahoga mund të planifikohen duke telefonuar 2-1-1.
Të gjitha rregulloret shëndetësore do të hiqen në 2 Qershor, me përjashtim të qëndrave azilore dhe ndihmuese të moshave të vjetra.
DeWine deklaroi se Ohio nuk do të kërkojë veshjen e maskave dhe distancimin social. Sidoqoftë, bizneset individuale dhe shkollat mund të vendosin rregullat e tyre në lidhje me ato që konsiderojnë apo jo të përshtatshme. Heqja e këtyre rregulloreve nuk do të parandalojë bizneset të vendosin rregullat e tyre.
Guvernatori shpalli nga një stimul për adoleshentët dhe të rriturit për të marrë vaksinën.
Në 18 Maj, DeWine tha se një portal elektronik do të hapet për ata të moshave nën 17 vjeç të cilët janë vaksinuar, ku do të mund të regjistrohen për një tërheqje në një short për të fituar një bursë të plotë studimi në një nga universitetet shtetërore të Ohio. Kjo bursë përfshin tarifën shkollore, konviktore dhe materialt e studimit për 4 vite. Tërheqjet do të bëhen të Mërkurave, për 5 të Mërkura (ose 5 javë) – çdo rast duke tërhequr një emër të ri.
Në 26 Maj, Guvernatori DeWine do të shpalli një fitues të një shorti tjetër për të rriturit të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës nga listat shtetërore të banorëve të cilët janë të vaksinuar.
Tani për tani, 43% e banorëve të Ohios janë vaksinuar.
Përditësim nga Guvernatori DeWine mbi COVID-19, 15 Korrik 2020
• Numri i rasteve pozitive: 69,311
• Numri i viktimave: 3,075
• Jemi në fazën më kritike ndaj luftës kundër COVID-19
• Pas një suksesi të hershëm, numri i rasteve është duke u rritur përsëri në Ohio.
Numri i rasteve të reja në ditë është përsëri mbi 1,000.
• Jemi në të njëjtën situatë si Florida dhe Arizona pak javë më përpara dhe nuk duhet të bëhemi si ato.
• Pavarësisht se në çfarë zone rrezikshmërie gjendet qarku juaj, ju lutemi të vendosni maskë.
• Nëse njerëzit nuk vendosin maskë dhe situata vazhdon të përkeqësohet, bizneset dhe ekonomia në Ohio do të mund të duhet të mbyllet përsëri – por veprimet e duhura tani mund të shmangin atë situatë.
• Nëse nuk e ndalojmë virusin, ekonomia do të pësojë dëmtime dhe shkollat mund të mos jenë të afta të rihapen në vjeshtë.
• Si përfundim, bashkarisht si qytetarë të Ohios jemi të fortë dhe mund të ndalojmë virusin duke vendosur maska dhe duke ndjekur protokollet e duhura.
14 Maj, 2020
Datat e rihapjeve:
- Parqet e kampimeve do të hapen në 21 Maj. Punonjësit do të duhet të vendosin maska kur janë brënda ndërtesave dhe të pastrojnë ambjentet e përbashkëta si përshëmbull banjat dhe dushet rregullisht. Për më shumë rregulla dhe informacion shikoni në këtë faqen.
- Garat e kuajve pa spektatorë do të hapen në 22 Maj.
- Pishinat; sportet me kontakte të limituara apo pa kontakt fizik (duke përfshire baseball, softball, golf dhe tenis); palestrat dhe qëndrat e fitnesit do të hapen në 26 maj. Dita për rihapjen e fushave të basketbollit, futbollit, lacrosse, hockey dhe hockey në fushë nuk është caktuar akoma. Husted tha që volejbolli dhe gjimnastika paraqesin vështirësi të mëtejshme.
- Zyrat e Automjeteve Motorrike e Ohio do të hapen gjithashtu në 26 Maj. Guvernatori Husted këshillon përdorimin e shërbimeve në internet në faqen Oplates.com kur është e mundur.
- Kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve do të rihapen në 31 Maj por do të kenë kufizime, si përshëmbull:
- Jo më shumë se 6 fëmijë në një dhomë me foshnje apo femijë të vegjël.
- Jo më shumë se 9 fëmijë në një dhomë me fëmijë parashkollorë apo moshë shkolle.
- Punonjësit duhet të shkojnë në shtëpi nëse kanë si përshëmbull kollë, gulçim apo mangësi në shijim apo nuhatje.
- Kujdestarët duhet të dërgojnë urgjentisht në shtëpi ç’do fëmijë apo punonjës që kanë temperaturë mbi 37.7 gradë celsius ose 100 grade Farenheit.
Deri tani janë deklaruar 26,357 raste me COVID-19 – një rritje prej 636 nga dita e mërkurë. 1,534 viktima të deklaruara.
11 Maj, 2020
Rastet e COVID-19 në Ohio: 24,777; 1357 viktima. Më shumë se 600 raste të reja që nga dita e djeshme.
- Dyqanet hapen në 12 Maj; restorantet mund të hapin ambjentet e jashtme në 15 Maj.
- Nuk është vendosur ndonjë datë për hapjen e ambjenteve të kujdesit ndaj fëmijëve. Guvernatori dhe skuadra e tij janë duke krijuar rregulla dhe rregullore për hapjen e çerdheve për fëmijët.
- Ç’do pronar biznesi do të vendosë nëse klientët duhet të vendosin maska apo jo. Guvernatori nxit të gjithë shtetasit të vendosin maska në rastet kur vihen në kontakt me njerëzit e tjerë në mënyrë të tillë që të limitojnë përhapjen e COVID-19.
- Programi i zbritjes së çmimit të pijeve alkoolike: Restorantet/lokalet mund të aplikojnë për një zbritje prej $500 për të ndihmuar me shtimin e pijeve me përqindje të lartë alkooli nëpër dyqanet shumice përkatëse. Shikoni këtë faqe për më shumë informacion: https://com.ohio.gov/documents/liqr_rebatefaqs.pdf
7 Maj, 2020
- Mbi 22,000 raste të COVID-19 janë raportuar në shtet dhe mbi 1,200 njerëz kanë vdekur.
- Guvernatori DeWine pret që numri i rasteve të rritet ndërsa ekonomia dhe bizneset rihapen. Shtetasit e Ohio duhet të bashkëpunojnë për të limituar përhapjen duke praktikuar distancimin social dhe duke veshur maska në fytyrë. Të gjithë duhet t’i ndjekin këto rregulla dhe rekomendime në mënyrë që bizneset të rrinë të hapura.
Sallonet e parukerisë, berberët dhe shërbimet e kujdesit personal
- Sallonet e parukerisë, berberët, qëndrat estetike ditore do të hapen në 15 maj.
- Klientët do të duhet të presin në makinë deri në orarin e caktuar.
- Vetëm klientët do të lejohen, me përjashtim të fëmijëve të shoqëruar nga prindërit ose kujdestarët
- Nuk lejohen revistat ose pijet e vetë-shërbyera.
- Maskat në sallone janë të detyruara për klientët dhe punonjësit.
- Pastrim higjenik ndërmjet takimeve.
- Shikoni rregullat këtu: https://coronavirus.ohio.gov/static/responsible/Personal-Services.pdf.
Restorantet dhe lokalet
- E ngrëna në zonat e jashtme të lokaleve do të hapet në 15 maj
- E ngrëna në zonat e brëndshme të lokaleve do të hapet në 21 maj.
- Restorantet dhe lokalet do të duhet të ri-modelojnë brëndësinë e tyre (vendosjen e tavolinave, etj.) për të inkurajuar distancën fizike.
- Klientët do t’ju duhet të presin nëpër makina deri sa t’u vijë radha për t’u ulur në lokal ose restorant.
- Publikut i është kërkuar të vetë-monitorohet për simptomat e COVID-19.
- Vendet e hapura shoqërore si përshëmbull pistat e kërcimit do të mbeten të mbyllura.
- Shikoni rregullat në këtë faqe: https://coronavirus.ohio.gov/static/responsible/Restaurants-and-Bars.pdf.
- Për praktikat më të mira për restorantet shikoni në këtë faqe: https://coronavirus.ohio.gov/static/responsible/Restaurant-Food-Establishment-Guidance.pdf.
Kujdesi ndaj fëmijëve
Guvernatori DeWine do të njoftojë mbi kujdesin ndaj fëmijëve në 12 maj.
27 Prill 2020
Guvernatori DeWine do të lehtësojë disa nga kufizimet e urdhrave aktuale të qëndrimit në shtëpi:
- 1 Maj: Proçedurat e kujdesit shëndetësor, përfshirë këtu shërbimet jo të rëndësishme si dhe ato dentare të cilat nuk kërkojnë qëndrim gjatë natës në spitale lejohen të rifillojnë në 1 maj. Të gjitha proçedurat dhe operacionet mjekësore duhet të vazhdojnë të zhvillohen sipas nevojës.
- 4 maj: Bizneset e prodhimit, shpërndarjes dhe ndërtimit mund të rihapen me disa kufizime, duke përfshirë veshjen e maskave mbuluese për fytyrën. Punonjësit dhe të ftuarit duhet të veshin maska fytyre. Kufizimet e tjera siç janë të përshkruara këtu (https://coronavirus.ohio.gov/static/responsible/Manufacturing-Distribution-Construction.pdf) duhet të zbatohen.
- 4 maj: Bizneset që operojnë në një ambient zyre janë të lejuara të rihapen, megjithëse puna nga shtëpia është ende e inkurajuar. Shihni rekomandimet për praktikat më të mira këtu https://coronavirus.ohio.gov/static/responsible/General-Office-Environments.pdf.
- 12 maj: Shërbimet konsumatore dhe me pakicë mund të rihapen; punonjësit dhe klientët duhet të vendosin maskat në fytyrë. Për më tepër kufizime shikoni në këtë faqe: https://coronavirus.ohio.gov/static/responsible/Consumer-Retail-Services.pdf
- Do të mbeten të mbyllura: Restorantet, çerdhet, palestrat, sallonet e parukerisë dhe berberët, si dhe llojet e tjera të bizneseve. Mbledhjet publike mbeten të limituara në 10 persona. Vazhdon të jetë i vlefshëm urdhri i qëndrimit në shtëpi i Ohio që kufizon daljet nga shtëpia vetëm për qëllime thelbësore.
- Ndryshime shtesë do të bëhen brenda javëve në vijim, të cilat do të mundësojnë rihapjen e Ohio në mënyrë të ngadaltë dhe të sigurt.
20 Prill 2020
- Studentët në Ohio nuk do të shkojnë më nëpër klasa për të bërë mësim, por do të vazhdojnë mësim nëpërmjet internetit për pjesën e mbetur të vitit shkollor. Nuk është marr vendim për simestrin e vjeshtës.
- Rite Aid ka nisur qëndrën falas të vetë-testimit të COVID-19 në adresën 5795 State Road. Qëndra testimore në Parma përfshin testime personale që shpërndahen nëpër makina nga farmacia, pa qënë nevoja të dilni nga makina, të shkoni në farmaci dhe të merrni testin (drive thru). Testimet do të mbikqyren nga farmacistët. Vendndodhje të tjera janë në 4053 South Main Street në Akron dhe 713 North State Street në Girard. Do të hapen të mërkurën më 22 Prill.Takimet mund të caktohen për ç’do ditë të javës nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të mbasdites. Për më shumë, shikoni këtu: https://www.projectbaseline.com/study/covid-19/?utm_source=riteaid&utm_medium=covid-19&utm_campaign=website.
- Bankat ushqimore rajonale vazhdojnë të kenë nevojë për donacione. https://www.greaterclevelandfoodbank.org/
https://www.akroncantonfoodbank.org/covid19
6 Prill 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Njerëzit që vijnë në Ohio, ose që kthehen në Ohio nga një shtet tjetër, duhet të vetë-izolohen në shtëpi për 14 ditë.
- Sqarime mbi “biznese të rëndësishme”, të cilat qartësojnë se cilat biznese mund të qëndrojnë të hapura, mund t’i gjeni në faqen https://coronavirus.ohio.gov/businesshelp.
- Përditësimet ditore të kompanive në Ohio të cilat janë duke kërkuar për punëtorë mund të gjenden në faqen https://coronavirus.ohio.gov/businesshelp.
- Javët në vazhdim do të jenë shumë sfiduese. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të mbajtur distancën fizike nga personat e tjerë dhe të vendosim maksa kur dalim në publik. Nëqoftëse heqim dorë para kohe, problemet mund të përkeqësohen.
- Nëse jeni të sëmurë por situata nuk është urgjente, ju lutemi të telefononi doktorin tuaj të familjes ose qëndrën shëndetësore para se të shkoni vetë personalisht. Në rast se situata është urgjente, atëhere shkoni direkt në spital.
4 Prill 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Rregullat e teleshëndetësisë janë zgjeruar për të bërë të mundur që banorët e Ohio të konsultohen dhe të marrin mbështetje në lidhje me shëndetin mendor dhe sjelljet e tyre nëpërmjet telefonit. Telefononi doktorin tuaj ose agjensinë lokale të shëndetit mendor për t’u vënë në kontakt me dikë që t’ju ndihmojë.
- Guvernatori dhe drejtorët e shëndetësisë nxisin të gjithë shtetasit e Ohio të vendosin maksa në fytyre kur shkojnë për të blerë ushqime, kur shkojnë në punë ose kur jeni në kontakt me të tjerët, edhe kur të jeni duke mbajtur distancën fizike. Udhëzimet për të krijuar maska të thjeshta dhe informacione të tjera të rëndësishme mund t’i gjeni në faqen https://coronavirus.ohio.gov/wps/portal/gov/covid-19/home/covid-19-checklists/cloth-face-coverings-covid-19-checklist.
- Kompanitë e internetit po krijojnë një listë me pika lokale ku mund të gjeni internet në zonën tuaj. Ju lutem të shikoni në faqen https://coronavirus.ohio.gov/businesshelp. Shikoni poshtë skedës ku thote “individë dhe familje”(individuals and internet) në fund të faqes.
- Ju lutemi të kontrolloni të moshuarit e familjes suaj dhe komshinjtë. Nëse jeni në dijeni të të moshuarve në nevojë të shërbimeve, duke përfshirë këtu vakte të dërguara nëpër shtëpi, ju lutemi të kontaktoni numrin 866-243-5678.
- Mos harroni të plotësoni formularin e regjistrimit të popullsisë. Është e rëndësishme që të gjithë banorët e Ohio të konsiderohen! www.my2020census.gov. Formulari mund të plotësohet në 12 gjuhë të ndryshme.
3 Prill 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Departamenti Arsimor i Ohio ka postuar një udhëzues në faqen e internetit për mësimdhënien nga shtëpia, për të ndihmuar prindërit/kujdestarët/mësuesit me burime informacioni, në mënyrë të tillë që fëmijët të vazhdojnë të mësojnë gjatë kësaj kohe. Shikoni në faqen http://education.ohio.gov/getattachment/Topics/Student-Supports/Coronavirus/Remote-Learning-Resource-Guide.pdf.
- Familjet duhet të ushtrojnë kujdes me problemet e sigurisë në internet. Ndryshoni fjalëkalimin e internetit dhe sigurohuni që programi i antivirusit të jetë i përditësuar.
- Sistemet e burgjeve po shikojnë për mënyra të ulin numrin e të burgosurve për shkak të COVID-19. Fokusim do të ketë mbi:
a) gratë jo-të-dhunshme të cilat janë shtatzane apo të cilat kanë lindur së fundmi në burg.
b) shkelësit jo-të-dhunshëm të cilët janë në 60 ditët e fundit të burgimit dhe që kanë rekord të mirë sjelljeje në burg.
Vendimet përfundimtare do të jenë në dorë të gjyqtarëve lokalë. - Aplikimet për kredi për bizneset e vogla dhe organizatat jo-përfituese janë të disponueshme. Kreditë janë të falshme në rrethana të caktuara. Shikoni faqen e internetit https://coronavirus.ohio.gov/wps/portal/gov/covid-19/home/resources-for-economic-support.
- Mos harroni të kërkoni fletëvotimin për votimin që dërgohet nëpërmjet postës. Afati i fundit për votuar është 28 Prilli. Merrni aplikimin tuaj në këtë faqe: https://www.ohiosos.gov/elections/voters/.
Ekzistojnë shumë vende të lira pune në Ohio. Ka shpallje të reja përditë. Kontrolloni këtë faqe për detaje:https://jobsearch.ohio.gov/wps/portal/gov/jobsearch/home.
1 Prill 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Për t’u përgatitur për valën e madhe të rasteve të Covid-19, Departamenti i Shëndetësisë e ka ndarë shtetin e Ohio në tre zona kryesore: Cleveland, Colombus dhe Cincinnati/Dayton për të ndihmuar me kapacitetin e lartë të pacientëve dhe trajtimin e tyre. Ky zhvillim nuk do të ketë ndikim mbi veprimtaritë normale, si përshëmbull vizitat tek mjeku i përgjithshëm/familjes apo vizitat në urgjencë.
- Garda kombëtare e Ohio po bashkëpunon me zyrtarët qeveritarë dhe ata shëndetësorë për të zgjeruar kapacitetin e spitaleve dhe të mundësimin e shërbimeve lokale.
- Është themeluar një bashkëpjesëmarrje e re publike/private e quajtur Aleanca Prodhuese e Ohio (Ohio Manufacturing Alliance) për të ndihmuar lufimin kundër COVID-19. Prodhuesit mund të vizitojnë faqen e internetit https://repurposingproject.com/ për t’u njohur më mirë me nevojat e shtetit dhe se çfarë nevojitet për t’u prodhuar.
- Duke filluar nga sot, spitalet do të duhet të dërgojnë rezultatet e testeve të kryera të COVID-19 tek laboratoret e spitaleve të tjera të vendit të cilat janë duke zhvilluar testimet përkatëse për të patur një rezultat të saktë të kohës që duhet për të zhvilluar këto testime nga fillimi në fund.
- Individëd dhe familjet qe marrin përfitimet SNAP kanë mundësinë të porosisin ushqime nëpërmjet internetit dhe t’i marrin në dyqan. Ata do të mund të përdorin kartat e tyre EBT për të marrë ushqimet pa i’u dashur të dalin nga makina.
- 1 Prilli është Dita Kombëtare Amerikane e Regjistrimit të Popullsisë. Plotësoni formularin e regjistrimit nëpërmjet internetit në faqen https://my2020census.gov/ duke përdorur kodin e marrë nëpërmjet postës ose nëpërmjet telefonit në numrin 1-800-923-8282. Edhe nëse nuk keni marrë kod, plotësimi i formularit është ende i mundur në faqen e internetit. Formulari mund të plotësohet në 12 gjuhë të ndryshme.
- FEMA ka deklaruar një gjëndje emergjente kombëtare në shtetin e Ohio, gjë që mundëson dërgimet direkte të ndihmave shtetërore.
- Guvernatori do të firmosë sot një urdhër ekzekutiv i cili do të ndihmojë pronarët e bizneseve të vogla. Guvernatori i’u kërkon huadhënësve dhe qeradhënësve të bëjnë më të mirën të ndihmojnë pronarët e bizneseve të vogla për të shmangur falimentimet.
31 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Kapaciteti i sistemit të papunësisë është zgjeruar në faqen e internetit dhe qëndrat telefonike. Punonjës të rinj janë duke u trajnuar për të punuar nëpër qëndrat telefonike për të ndihmuar banorët e Ohio. Përsa i përket përfitimeve, ato do të mbartin një datë më të hershme se data e tanishme në mënyrë që punonjësit të kenë mundësi të kualifikohen për t’i marrë.
- Shoqërite e sigurimeve janë udhëzuar që trajtimet për COVID-19 të kenë çmim të njëjtë me trajtimet e përfshira në rrjetin e sigurimit shëndetësor, edhe nëqoftëse trajtimet e kësaj sëmundjeje mund të konsiderohen si trajtime jashtë rrjetit.
- Shteti po bën të mundur një valë të madhe përgjigjesh në sistemin shëndetësor. Pritet një rritje në përgjigjen komunitare si dhe rritje e disponueshmërisë së testeve.
- Distancimi shoqëror sa më strikt është i rëndësishëm për të ngadalësuar shpërndarjen e Coronavirus.
30 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve në Amerikë (U.S. Food and Drug Administration – FDA) ka miratuar një makineri të krijuar nga një kompani me seli në Columbus, Ohio e cila ka aftësinë të sterilizojnë afërsisht 80,000 maska spitali N-95. Makineritë janë në New York City, Seattle, Washington D.C.
- Personat të cilët nuk dinë të flasin anglisht mund të gjejnë informacione mbi COVID-19 të përkthyera një gjuhët spanjolle, kineze dhe somaleze në faqen Corona Virus Ohio. Gjuha arabe është në proçes përkthimi dhe do të bëhet e disponueshme së shpejti. Gjithashtu, njerëzit kanë mundësi të shikojnë të gjitha konferencat për shtyp në Ohiochannel.org. Sapo videot të hidhen në internet, shikuesit kanë mundësinë t’i shikojnë duke përzgjedhur titrat në gjuhën e preferuar.
- Ka një urdhër të ri për të zgjatur mbylljen e shkollave të ulëta (fillore deri në gjimnaz) deri të premten më 1 Maj 2020. Data do të rishikohet përsëri në atë kohë.
- Do të rritet numri i punonjësve të Gardës Kombëtare në uniformë nëpër komunitetet e Ohio për të ndihmuar.
- Sëmundja do të arrijë pikën kulminante në Ohio përreth gjysmës ose fundit të Prillit, për aq kohë sa çdokush vazhdon të mbajë distancen shoqërore.
27 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Deri tani në Ohio janë 1137 raste të konfirmuara me Coronavirus; 276 janë të shtruar në spital dhe ka 19 viktima. Dr. Acton paralajmëron për një rritje të madhe të numrit të të prekurve në javët e ardhshme.
- Senatori Portman i’u bashkangjit takimit për të shpërndarë informacion në lidhje me projektligjin federal të ndihmës. Çeqet e ndihmës me vlera të ndryshme monetare do t’ju dërgohen njerëzve dhe familjeve nëpërmjet postës, dhe do të jenë në bazë të të ardhurave të grumbulluara nga taksat federale. Të moshuarit me të ardhura të ulëta, të cilët nuk plotësuan taksat vitin e kaluar, kanë mundësi që të konsiderohen të kualifikuar për të marrë ndihmën monetare.
Nëse jeni të kualifikuar dhe nuk merrni një çek në muajin e ardhshëm, kontaktoni përfaqësuesin tuaj qeveritar ose senatorin. - Informacione më të detajuara për llojet e shërbimeve të ofruara mund t’i gjeni në https://bit.ly/2WNwoLiInformacionet do të përditësohen sa herë që të ketë njoftime të reja.
- Votimi në Ohio do të zhvillohet kryesisht nëpërmjet postës; afati është zgjatur deri në 28 Prill 2020. Kontakto Bordin e Zgjedhimeve te Qarkut te Cyahoga (Cuyahoga County Board of Elections) në faqen https://boe.cuyahogacounty.us/, ose telefononi 216-443-8683 për të marrë fletëvotimin që dërgohet me postë.
- Guvernatori Dewine i kërkon të gjithëve të plotësojnë censusin, ose regjistrimin e popullsisë. Kjo është me rëndësi pasi fondet u shpërndahen shteteve dhe qyteteve në bazë të popullsisë.
26 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Në Ohio janë 867 raste të konfirmuara, 223 janë të shtruar në spital dhe 15 viktima. Pandemia është shpërndarë në 60 prej 88 qarqeve të Ohio.
Shënim: Ka një prapambetje në testime dhe marrjen e rezultateve; numri aktual i rasteve janë me shumë gjasa shumë më të larta. - Informacione mbi parashtrimin e kërkesave për papunësi mund t’i gjeni në faqen: http://jfs.ohio.gov/ouio/CoronavirusAndUI.stm. Kërkesat mund t’i shtroni nëpermjet internetit në ç’do orë të ditës, për gjatë gjithë javës; përditesim të kërkesave mund t’i bëni në një kohë të mëvonshme nëqoftëse keni probleme për t’u lidhur me përfaqësuesit në telefon
- Guvernatori DeWine dhe Drejtori i Shëndetësisë Acton vazhdojnë të nxisin të gjithë banoret e Ohio të ushtrojnë distancimin social. Është shumë e rëndësishme për të zvogeluar numrin e rasteve dhe vdekjeve ne Ohio
24 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
Udhëzime nga konferenca për shtyp:
- #DistanceDance – Charlie D’Amerlio’s ka krijuar një kërcim të quajtur “Qëndroni në shtëpi”. Postoni versionin tuaj dhe Proctor & Gamble do të dhurojë fonde drejt agjensive që ndihmojnë njerëzit e prekur nga uria.
- Për ndihma në shërbime shtëpiake: Programi i Ndihmës Energjike Shtëpiake (Home Energy Assistance Program – HEAP) do të funksionojë deri në 1 Maj. Kualifikimi është në bazë të të ardhurave. coronavirus.Ohio.gov/businesshelp
- Shteti i Ohio ju kërkon të telefononi fillimisht doktorin tuaj nëse keni dyshime që keni Coronavirus, për aq kohe sa situata nuk ështe emergjente.
- Uji i pijshëm është i sigurt. Nëse keni nevojë për ndihmë përsa i përket shërbimeve shtëpiake, kontaktoni Fuqia Publike e Cleveland (Cleveland Public Power) në numrin 216-664-3922 dhe Departamenti i Ujit i Cleveland (Cleveland Water Department) në numrin 216-664-3130.
- Abonohuni për lajmërimet CodeRED për të marrë telefonata dhe emaile nga administratat me informacione të rëndësishme për Coronavirusin. Për t’u abonuar online, vizitonihttps://bit.ly/CLECodeRED. Mërrni lajmërime nëpermjet telefonave duke shkarkuar programin CodeRED nëpermjet Apple ose Google Play Store. Të moshuarit të cilet kanë nevoje për ndihmë për t’u abonuar janë të mirëpritur të telefonojnë Departamentin e Moshimit të Cleveland (Cleveland Department of Aging) në numrin 216-664-4383 për mesazhe periodike të thirrjeve telefonike.
- Mbledhjet e pajisjeve të mëdha në qytetin e Cleveland për muajin Prill janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm, për çfarëdolloj pajisje të bëhet fjalë – të përgjithshme apo të veçanta. Qyteti do të njoftojë kur shërbimi do t’i rikthehet normalitetit.
24 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Guvernatori DeWine theksoi përsëri rëndësinë e qëndrimit të DETYRUAR në shtëpi, urdhër i cili filloi të hënën, 23 mars 2020. Vetëm daljet për gjera të rëndësishme (blerja e ushqimeve apo ilaçeve) janë të lejuara. Vetëm bizneset e rëndësishme (të përcaktuara sipas urdhërit) janë të lejuara të vazhdojnë punët e përditshme në vendet përkatëse të punës. Detajet mbi urdhërin dhe dokumentet e tjera të rëndësishme mund t’i gjeni në faqenhttps://coronavirus.ohio.gov/wps/portal/gov/covid-19/
- Nëse një biznes qëndron i hapur, pronarët duhet të jenë të aftë të shpjegojnë se si proçeset e punës përkojne me rregullat e vendosura, dhe nëse biznesi përfshihet në kategorinë e “bizneseve te rëndësishme” sipas urdhërit të vendosur. Çertifikatë vërtetësie nuk është e domosdoshme.
- Bizneset që janë të hapura janë të DETYRUARA të sigurojnë një vend dhe ambjent pune të sigurt për punonjësit e tyre.
- Institucionet huadhënëse (bankat, institucionet e bashkim-kredive) janë të hapura dhe funksionale, por shumica e holleve të ndërtesave janë të mbyllura. Është vendosur një shtyrje afat-kohore prej 60 ditësh mbi konfiskimet hipotekare. Nëse keni pyetje apo keni nevojë për ndihmë, kondaktoni agjensitë tuaja huadhënëse.
- Në Ohio janë 564 raste te konfirmuara dhe 8 viktima, por jemi në pritje të rezultateve të shumë testeve të tjera. Ata të cilët janë prekur nga Coronavirus variojnë prej moshës së porsalindur e deri ne moshën 95 vjeçare. 16% e rasteve janë punonjës të sektorit të shëndetësisë.
- Guvernatori përsëriti besimin e tij që shëndeti afat-gjatë i ekonomisë sonë varet nga të gjithë ne dhe hapat e ndërmarra nga ne për të ndjekur urdhërin e qëndrimit në shtëpi, i vlefshëm për të gjithë punonjësit dhe bizneset jo të rëndësishme.
23 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Guvernatori DeWine ka lëshuar një urdhër qëndrimi në shtëpi të detyruar duke filluar të hënën në datën 23 Mars 2020, nga ora 11:59 e natës. Daljet në publik janë të lejuara vetëm për gjëra të rëndësishme, si përshëmbull për blerjet e ushqimeve, ilaceve etj. Vetëm bizneset e rëndësishme (të parashtruara në udhëzim) janë të lejuara të vazhdojnë të punojnë nëpër vëndet e punës. Detajet për urdhërin mund t’i gjeni në faqenhttps://content.govdelivery.com/attachments/OHOOD/2020/03/22/file_attachments/1407840/Stay%20Home%20Order.pdf
- Edukatoret dhe kujdestaret e fëmijeve duhet të kenë një liçense të përkohshme për te punuar duke filluar nga e enjtja e datës 25 Mars 2020. Nuk lejohen më shumë se 6 fëmijë në një dhomë. Vëndet e lira do të priorizohen për fëmijët e punetorëve që duhet te raportojnë në punë me patjetër. Detaje të mëtejshme mund t’i gjeni në faqen JFS.Ohio.gov/CDC.
- Pezullim i menjëhershëm i punësimeve për të gjitha agjensite shtetërore.
- Deri sot në Ohio janë 442 raste te konfirmuara dhe 6 viktima, por jemi ende në pritje të rezultateve të shumë testeve të tjera. Mosha e te prekurve varion nga të porsalindurit deri në ata të moshës 93 vjeç.
20 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Bizneset që jane duke ekspozuar punonjësit duhet të kenë kujdes në mbrojtjen e tyre dhe t’u përmbahen urdhërave të Guvernatorit.
- Kompanite e sigurimeve duhet të lejojnë punëdhënesit të vazhdojnë mbulimin e sigurimeve të punonjësve, edhe nëse punonjësit nuk janë të përfshirë për shkak të orareve të punës të reduktuara.
- Guvernatori DeWine i kërkoi Presidentit Trump te zhbllokojnë fondet për llogarinë kombëtare të punësimit për punonjësit që nuk janë të përfshire në kategorinë e nevojshme (si përshëmbull të vetëpunësuarit 1099) për të marre sigurime papunësie.
- Bizneset duhet të masin temperaturen e punonjësve kur arrijnë në punë, ose punonjësit të masin temperaturën në shtëpi para se të shkojnë në punë.
- 169 persona në Ohio janë infektuar me COVID-19 dhe një viktimë e raportuar.
19 Mars 2020, përditesim i COVID-19 në Ohio:
- Gjykatat duhet të qëndrojnë të hapura vetëm për funksionet thelbësore dhe duhet të bashkëpunojnë me udhëheqesit për të zhvilluar një plan për të pasur akses të gjykatave.
- Ohio ka 119 raste të raportuara të Coronavirus-it.
- Ç’do proçedurë gjyqësore e veprave penale, civile apo kriminale, të cilat nuk janë urgjente, duhet të pezullohen ose të zhvillohen nepërmjet video konferencave.
- Marrjen parasysh të lirimit të individeve të burgosur, të cilët konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë të infektimit me sëmundje të rënda në burgjet lokale.
- Gjykata e Larte do të lëshojë fonde për gjykatat lokale që të pajisen me teknologjinë e nevojshme për të siguruar kryerjen e mandateve të guvernatorit.
- Është bërë e mundur një shtyrje afat-kohore për të ndaluar ndërprerjen e gazit dhe elektricitetit deri në 1 Maj 2020.
- Nevojat shëndetësore jo-urgjente të cilat nuk shfaqin rrezikshmëri për jetën këshillohen të zhvillohen nëpërmjet konferencave telefonike apo video.
- Familjet, të cilat kohet e funditjanë kthyer prej udhëtimeve, u është kërkuar të vetë-izolohen dhe të shmangin daljet e panevojshme.
- Industritë e nevojshme si kujdesi shëndetësor, kujdesi kritik, organizatat joqeveritare, zyrat postare dhe qëndra të tjera të nevojshme duhet të qëndrojnë të hapura.
- Të gjitha mbylljet me mandat të mëparshëm do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura; Organizimi i punës nga shtepia do të diskutohet nga kabineti qeveritar javën tjetër.